Lajme

Policia evakuon familjet e bllokuara nga bora e madhe në Bjeshkën e Rugovës

12/13/2021 12:14
nga:N M

Pasditen e së dielës, policia kufitare ka pranuar një informacion nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës.

Patrulla kufitare, menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre.

Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët policia i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë.