Lajme

Policia: Ekstradohet një i dyshuar në Gjermani dhe transferohet një i dënuar nga Hungaria në Kosovë

01/22/2026 14:23
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ekstraduar një të dyshuar nga Kosova në Gjermani dhe ka transferuar një të dënuar nga Hungaria për në Kosovë.

Shtetasi gjerman kërkohej për “Kontrabandim me migrantë”.

“Me datën 22.01.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani shtetasi gjerman pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane, për përfshirje në veprën penale “kontrabanim me migrantë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman.”

Ndërsa kosovari ishte i dënuar për “Grabitje dhe privim të kundërligjshëm të lirisë”.

“Ndërsa me datë 22.01.2026 është transferuar nga Hungaria për në Kosovë shtetasi i Kosovës i dënuar në shtetin e Hungarisë, për veprën penale “Grabitje dhe Privim i kundërligjshëm i lirisë”  i njëjti pas transferimit i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit pasi që një pjesë të dënimit e kishte vuajtur në shtetin Hungarez. Ekstradimi dhe Transferimi u realizuan nën masa të rrepta të sigurisë.”

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”