Sporti

Policia e Zagrebit anulon biletat e katër tifozëve të AEK-ut

08/15/2023 18:26
nga:E K

Kreu i policisë së Zagrebit tha se zyrtarët kanë anuluar biletat për katër pjesëtarët e AEK-ut në bashkëpunim me Dinamon.

Një numër i madh policësh sigurojnë rrugët e Zagrebit për ndeshjen e sonte në Maksimir mes Dinamos dhe AEK-ut në kuadër të xhiros së 3-të preliminare të Champions League. Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe tifozët vizitorë janë të ndaluar të hyjnë në stadium, por kjo nuk i ka penguar katër anëtarë të AEK-ut që të udhëtojnë nga Britania e Madhe në Zagreb dhe të blejnë bileta për tribunën perëndimore, transmeton GazetaBlic Sport.

– Nuk kemi asnjë informacion për tentativën e tifozëve grekë për të depërtuar, por në bashkëpunim me drejtorinë e policisë është shtuar vëzhgimi në kufi. Dje në aeroportin ndërkombëtar Franjo Tuxhman, gjetëm katër shtetas të Britanisë së Madhe, të cilët kishin blerë siç duhet biletat për tribunën perëndimore. Ata në bisedën me ta kanë thënë se janë tifozë të AEK-ut, ndaj më pas e kanë mohuar. Mirëpo, në bashkëpunim me Dinamon iu anuluan biletat dhe u vendosën nën mbikëqyrjen e policisë në objektin akomodues dhe nuk do të jenë në ndeshje – tha për Nova TV, Marko Rashiq, shef i policisë së Zagrebit.

Policia për këtë arsye është në gatishmëri të lartë dhe i ndjek me sy të vëmendshëm të gjitha ngjarjet në Zagreb.

/GazetaBlic Sport.