Sporti

Policia e Spanjës në aksion, arrestohen disa tifozë të Frankfurtit para finales së Europa League

05/18/2022 15:30
nga:Mergim Rreci

Policia spanjolle arrestoi pesë tifozë të Eintracht Frankfurt për shqetësime dhe sulme ndaj tifozëve të Rangers.

Incidenti, sipas policisë lokale, ndodhi mesnatën e së martës, kur rreth 200 tifozë të klubit gjerman sulmuan mbështetësit e Rangers, përcjell GazetaBlic Sport.

Vendndodhja e incidenteve është e njëjtë ku ndodhi një përplasje mes tifozëve të Eintracht dhe West-Ham marsin e kaluar, kur klubet e lartpërmendura u përballën përkatësisht me Betisin dhe Sevillan në xhiron e 16-tës së Ligës së Evropës.