Lajme

Policia e Skenderajt identifikon 8 raste me persona lëmoshë-kërkues, u shqiptohen fletëparaqitje

02/13/2023 16:40
nga:G B

Policia njofton se me qëllim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit, zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj kanë identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.

Policia njofton se janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshë-kërkimit.

“Ndaj personave që janë hasë duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj  me procedura të mëtejme  ka vazhduar sektori  për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”, thuhet në njoftim.