Policia e Parisit ka arrestuar një person që ka kërcënuar me bombë para derbit mes PSG-së dhe Marseille në kampionatin francez. Oficerët me uniformë e kërkuan personin për gati dy orë.
Sipas “BFM” dhe “RMC Sport”, i arrestuari ishte tashmë në listën e vëzhgimit me rëndësi kombëtare të shërbimeve të rendit francez, pasi së fundmi ka sulmuar një turist të huaj në një kafene të Parisit.
Terroristi thirri policinë me një kërcënim për bombë, pas së cilës u ndez alarmi dhe filloi kërkimi për të dhe një orë para fillimit të ndeshjes u gjet pranë një stacioni metroje në lagjen e 15-të të Parisit, por pa eksploziv.
Ai aktualisht është në paraburgim në pritje të një vlerësimi të parë psikiatrik, por policia nuk ka thënë nëse ai është i sëmurë mendor apo i lidhur me grupet terroriste, pasi së fundmi ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga shërbimet e sigurisë.
/GazetaBlic Sport/


