Lajme

Policia e kryeqytetit publikon foton e një burri që po kërkohet për vjedhje

12/15/2025 20:50
nga:G B

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”, njofton Policia e Kosovës.

Policia, lidhur me rastin u drejtohet qytetarëve:

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:[email protected]”.