Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktari

08/05/2024 19:32
nga:N K

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Policia njofton se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Lёndim i rёndё trupor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, apleon policia.