Lajme

Policia e Kosovës zhvendos flamurin e Kosovës nga Komuna e Zubin Potokut

05/30/2023 09:38
nga:G B

Policia e Kosovës ka zhvendosur flamurin e Kosovës nga Komuna e Zubin Potokut.

Në orët e hershme të mëngjesit, në një video të publikuar nga Kontakt Plus, shihet pjesëtari i PK-së teksa e zhvendos flamurin nga objekti në një kat më lart.

Kujtojmë se edhe sot serbët janë mbledhur në tri komunave veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.