Lajme

Policia e Kosovës – Viti 2024 me më pak vrasje dhe vepra të tjera penale

12/31/2024 12:15
nga:N K

Policia e Republikës së Kosovës, paraqet disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.

Në mesin e këtyre rezultateve thuhet se në vitin 2024 ka pasur më pak raste të vrasjeve në krahasim me vitin paraprak.

Nga statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës, në vitin 2024 janë kryer 17 vrasje, ose 41% më pak sesa në vitin 2023, kur u regjistruan 29 sosh.

Po ashtu edhe vepra të tjera si lëndim i rëndë dhe i lehtë trupor, vjedhjet, grabitjet dhe kontrabanda kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024.

Dhuna në familje mbetet shqetësuese edhe në vitin 2024, ku kishte rritje për 6% në krahasim me një vit më parë.