Lajme

Policia e Kosovës: Protestat e serbëve në Mitrovicë dhe Graçanicë ishin të qeta dhe pa incidente

03/26/2022 11:05
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka dal sot me njoftim në lidhje me protestat e serbëve, të cilat u zhvilluan dje në Mitrovicë dhe Graçanicë, në shenjë proteste pas mosarritjes së marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, zgjedhje këto të cilat zhvillohen më 3 prill.

Sipas policisë protesta në të dy qytetet ka kaluar e qetë dhe pa incidente.

“Rr. Lola Ribare, Mitrovicë Veri (NN) 25.03.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë në shenjë pakënaqësie lidhur me ndalimin e votimit e zgjedhjeve të Serbisë, në territorin e Republikës së Kosovës. Rreth orës 12:44 protesta ka përfunduar dhe qytetarët janë shpërndarë. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

“Graçanicë 25.03.2022 – 11:25. Raportohet se disa qytetarë kanë protestuar në Graçanicë lidhur me mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në R. e Kosovës. Protesta ka përfunduar e qetë”, thuhet më tutje në njoftim.