Lajme

“Policia e Kosovës po keqpërdoret nga ministria e Xhelalit”

07/16/2021 16:02
nga:M K

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Fitim Salihu ka reaguar pas arrestimit të sotëm të aktivistëve të PSD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salihu ka thënë se Policia e Kosovës po keqpërdoret nga ministria e Xhelalit, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Policia keqperdoret nga Ministria e Xhelalit per te ushtruar dhune te eger ne mbrojtje te krimit ekonomik te Ministrise se Liburnit e Hysenit, ne mbrojtje te takses se hajnise, ne mbrojtje te zhvatjes se qytetareve per interesa te biznesmeneve te partise, ne mbrojtje te korrupsionit qeveritar.
Kurse, ata qe po e arsyetojne hajnine e Qeverise Kurti dhe dhunen policore te saj, po e deshmojne qe kurre pernjemend nuk e kane pasur kundershtimin ndaj korrupsionit dhe dhunes policore. Ata paskan qene ne zor veç me ardhe vete ne pushtet sa per me i zhvat qytetaret dhe me i rreh me Polici ata qe mendojne ndryshe.
Nuk po çuditem me ata qe gjithe jane shitur te krejt pushtetet. Por, duke qene se vete dikur kam protestuar e jam perballur me dhunen policore, po habitem, besa me shume po gerditem, kur po i shoh se si po i ferkojne duart me cinizem ata qe dikur protestonin bashke me mua. Mbase nje vend pune dhe 300 euro t’i jep partia. Ama fytyre nuk po te jepke.

/GazetaBlic/