Sporti

Policia e Kosovës nuk lejoi shpalosjen e banerit nga “Torcida”

09/30/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Ndryshe nga shfaqja e shëmtuar në Serbi, ku tifozët e Crvena Zvezdës, shpalosën një koreografi speciale, duke nderuar terroristin serb që u vra në Kosovë.

Tifogrupi i Klubit të Basketbollit të Trepçës të njohur me emrin “Torcida” nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të shpalosin banerin për zhvillimet e fundit që ndodhën në veri të vendit.

Teksa u zhvilluar derbi i basketbollit kosovar mes KB Trepçës dhe KB Prishtinës, për këtë ndeshje tifozeria vendase kishte përgatitur një baner i cili ishte menduar të shfaqej para se të fillonte ndeshja.

“Sa herë Kosovës t’i afroheni, varre vetes do t’i shtoni”, ishte mesazhi që shihej në banerin e përgatitur nga tifozët mitrovicas.

Tifogrupi “Torcida” kanë shpjeguar se si Policia e Kosova nuk i ka lejuar ta shpalosin banerin me një komunikatë në faqen e tyre në ‘Facebook’.