Lajme

Policia e Kosovës largon gjashtë kamera në Zubin Potok

12/26/2023 18:29
nga:Y I

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera të vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës.

Me këtë rast, Elshani ka potencuar se sot në Zubin Potok kanë larguar nga monitorimi gjashtë kamera, teksa në verë të këtij viti i kishin larguar edhe shtatë të tjera.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veq Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi largu nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në Verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë largu 38 kamera poashtu”, ka thënë Elshani.