GazetaBlic Sport ka mësuar se kryetari aktual i FFK’së, Agim Ademi ka sulmuar fizikisht Artan Govorin, drejtorin për marrëdhënie me jashtë në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në Prishtinë për ‘GazetaBlic Sport’.
GazetaBlic Sport ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e FFK’së, Agim Ademin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjes së redaksisë tonë.