Lajme

Policia e Kosovës e konfirmon: Shpërtheu një granatë dore e dyshimtë pranë liqenit të Badocit

03/10/2025 14:12
nga:Genita C

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka njoftuar se rreth orës 11:30 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë shpërthyes të gjetur në afërsi të liqenit të Badocit, raporton GazetaBlic.

Ai tha se, pas marrjes së informacionit, policia ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zonën nga rreziku i shpërthimit eventual.

Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer një shpërthim të kontrolluar. Mjeti i dyshuar ka rezultuar të jetë një granatë dore.

“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual.Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore.Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci për GazetaBlic.