Policia e Kosovës, arreston sot të dyshuarin për kontrabandim me mallra, ku kanë gjetur krerë gjedhe pasaporta dhe çertifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara, raporton Gazeta Blic.
Policia e Kosovës, ka marrë informatë se një kombi/furgon i dyshuar si i ngarkuar me mallra të kontrabanduara është duke lëvizur nga fshati Zllakuqan i Epërm-Maqedoni Veriore, përmes fshatit Stanqiqi-Gjilan.
Pas informatës janë vënë zyrtarë policor me veturë civile për identifikimin e furgonit, i cili e drejtonte i dyshuari me inicialet H.S, pas kontrollimit të mjetit janë gjetur 3 (tre) krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari ka pasur pasaporta dhe certifikata të pavlefshme, të dyshuara si të falsifikuara, ku personi i cekur më lartë është liruar me procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë. /GazetaBlic/
Postimi i plotë:


