Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot njësiti FAST në koordinim me njësitet tjera të Policisë kanë arrestuar një shtetas gjermane inicialet B.P, i cili po kërkohej nga autoritetet gjermane përmes INTERPOL-it.
“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”, ka njoftuar PK.


