Ka humbur jetën një person në fshatin Gushtericë, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, raporton GazetaBlic.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku thotë se, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dal në vend të ngjarjes.
Ahmeti për GazetaBlic thotë se personi i dyshuar që në këtë rast është një zyrtar policor, është arrestuar dhe kanë nisur një hetim për sqarimin e këtyre rrethanave.
“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin “.
E rëndë: Vëllai dyshohet se e vrau vëllain e tij me armë zjarri në Gushtericë


