Lajme

​Policia e Ferizajt ua merr lejet tre qytetarëve për shkelje në komunikacion

02/12/2022 18:59
nga:Genita C

Policia e Ferizajt njofton se në ditën e djeshme në lokacione të ndryshme të rajonit të Ferizajt ka ndaluar 3 ngasës të automjeteve, të cilët 2 prej tyre, me automjete të udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Ndërsa njëri nga tre të gjobiturit shkaktoi kundërvajtje” Tejkalim i shpejtësisë” ku në zonën e kufizimit 50 km në orë shpejtoi 110 km në orë dhe ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.