Policia e Kosovës, ka nevojë për pajisje shtesë duke përfshirë edhe helikopter, ka vlerësuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra.
Ai duke komentuar rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë dhe pamjet e publikuara nga ikja e grupit terrorist, ka thënë se raste të tilla, helikopterët ndihmojnë shumë më shpejtë për arritje të cakut , se sa përmes rrugëve tokësore.
“Policia ka nevojë për pajisje shtesë dhe mendoj që në një të ardhme të afërt kanë nevojë edhe për helikopterë, për shkak se në situata të tilla distancat ajrore janë të arritshme shumë më shpejtë, se ato përmes rrugëve deri të arritja e një aksioni të caktuar, që të jenë sa më efikas kundër këtyre grupeve”, ka thënë Shkodra në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.
Ai ka thënë se nuk i di arsyet përse Policia e Kosovës nuk pajisjet me helikopter.