Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se autoritetet e rendit do të nxjerrin gjatë ditës së sotme të gjitha materialet nga objektet e institucioneve paralele serbe në veri, të mbyllura më 30 gusht.
“Punonjësit do të mund t’i marrin gjërat private, nëse ato nuk janë prova të nevojshme për policinë”, tha ai për Klankosova.tv
Elshani deklaroi se pas këtij aksioni, këto ndërtesa do t’u kthehen pronarëve.
Sipas ligjeve në fuqi këto objekte iu takojnë komunave si: Mitrovica e Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Lidhur me rastin pesë zyrtarë serbë janë ftuar për intervistim nga policia.


