Lajme

Policia dhe zjarrëfikësit shpëtojnë një person pasi tentoi të vetvritet

06/28/2021 18:58
nga:Q R

Një person ka tentuar të vetëvritet sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia”, shkruan Gazeta Blic.

Zëdhënësi i policisë Agron Borovci, ka thënë për GazetaBlic, se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejt.

“Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që policia, e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve, po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë”, ka thënë Borovci.

“Njësitet e specializuara të policisë kanë arritur të depërtojnë në objekt dhe parandalojnë pasojat e rënda për jetën e këtij personi. Aktualisht ekipet mjekësore po i ofrojnë trajtimin e nevojshëm. Gjithçka është vënë nën kontrollë”, ka deklaruar ai.

Kryeministrit Kurti i dorëzohet flamuri i ShBA-së, i ngritur në nderim të tij në kampin Film City