Lajme

Policia dhe Inspektorati shkojnë tek çerdhja në Fushë-Kosovë, ku dyshohet se u rrah një trevjeçar

09/19/2023 10:13
nga:G B

Inspektorati dhe Policia e Kosovës janë mobilizuar në lidhje me rastin, ku  një fëmijë dyshohet se është rrahur nga mësueset në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë- Kosovë”.

Tëve 1 raporton se Inspektorati dhe policia ndodhën brenda.

Ndryshe, qytetari Fatos Geci mbrëmë e ka bërë një postim në Facebook, ku shihen disa mësuese duke e rrahur një fëmijë, raporton teve1.info

Sipas Gecit, pamjet e kamerave janë në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, të cilët sipas tij e kanë rrahur nipin e tij.

Geci ka thënë se fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike derisa ka kërkuar nga organet e rendit të merren me rastin.

“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç”, ka shkruar ndër të tjera Geci.