Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona lëmosh kërkues nga Shqipëria janë depërtuar jashtë Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një njoftimji, Policia ka thënë se kjo ka ndodhur pasi mbrëmë kanë pranuar ankesa nga qytetarët dhe afaristët e zonës së “Shatërvanit” në Prizren se po bezdisen nga lëmosh kërkues të ndryshëm dhe patrulla policore ka dalë në atë lokacion dhe gjatë patrullimit ka has në tre lëmosh kërkues të cilët kërkonin lëmosh në mënyrë të bezdisshme.
Njoftimi i policisë:
“Deportimi i lëmosh kërkuesve”
Prizren, 26 Korrik 2022
Me datë 25 Korrik 2022 rreth orës 21:00 , Stacionit Policor Prizren ka pranuar ankesa nga qytetarët dhe afaristët e zonës së “Shatërvanit” në Prizren se po bezdisen nga lëmosh kërkues të ndryshëm.
Patrulla policore ka dalë në atë lokacion dhe gjatë patrullimit ka has në tre lëmosh kërkues të cilët kërkonin lëmosh në mënyrë të bezdisshme.
Të tre lëmosh kërkuesit ishin nga R. E Shqipërisë.
Në bashkëpunim me Zyrën për Migrim dhe të Huaj, nga Departamenti i Policisë Kufitare , DRP Gjakovë, të tre personat janë depërtuar jashtë Kosovës.


