Lajme

Policia del me detaje të reja për tentim-grabitjen në Veternik

03/18/2025 09:46
nga:G B

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me tentim-grabitjen që ndodhi dje pranë një qendre tregtare në Veternik të Prishtinës.

Në raporton 24 orësh bëhet e ditur se katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave, punëtorë të kompanisë për bartjen e parave.

“Si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK  Prishtinë, si dhe një i dyshuar. Të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur”, thotë policia.

Më tej bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.