Lajme

Policia deklarohet për zjarrin e madh në Fushë Kosovë

04/01/2022 13:24
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh në Fushë Kosovë, ku ka bërë me dije se nuk ka të lënduar.

I kontaktuar nga GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri me dije se zjarri ka shpërthyer në një objekt në fshatin Vragoli të kësaj komune.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.