Lajme

Policia deklarohet për situatën në Kamenicë: U desh përdorimi i sprejit

05/23/2021 14:13
nga:Q R

Policia e Kosovës ka përdorur sprej, pasi siç njoftojnë, banorët e fshatit Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës për të mos e lejuar futjen e invertarit për fëmijët parashkollorë.

Policia se në vendin e ngjarjes janë tri patrulla policore dhe për shkak të tensioneve janë sulmuar edhe zyrtarët komunalë.

Më pas policia ka ndërhyrë duke përdorur sprej.

“Ju njoftojmë se me 23 maj 2021 te shkolla fillore në fsh-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë, banorëtt e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qellim për mos t’i lënë zyrtarët komunalë që të vendosin brenda kesaj shkolle inventarin për fëmijet parashkollorë. Në vendin e ngjarjes jane tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banorë të fshatit në shenje pakqënaqesie ku me kete rast janë sulmuar zyrtarëtt komunalë ku është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtarëve policore”

Hoxhaj: Qeveria Kurti e kryetari Kastrati po përdorin prindërit dhe mësuesit e Kamenicë si fushëbetejë për ego pushteti