Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në sheshin “Xhorxh Bush”, ku një fëmijë është goditur nga një veturë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë tha për Gazeta Blic se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/


