Lajme

Policia deklarohet për aksidentin në rrugën Ferizaj-Prishtinë: Një i lënduar

11/11/2025 08:35
nga:G B

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, s’dihet për të lënduar