Lajme

Policia bën kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e Mefail Shkodrës me dy djemtë e tij

08/10/2025 18:58
nga:G B

Policia e Kosovës ka bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e tre të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, ka thënë se ka prova të mjaftueshme se Mefail Shkodra me dy djemtë e tij kanë kryer vrasjen.

Rukiqi ka treguar se janë kryer kontrolle në tri lokacione.

“Është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë lajmëruar pikat kufitare. Policia me veprimet e ndërmarra ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme, me dyshimin se tre personat e përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë e kanë kryer këtë vepër. Policia ka ndërmarrë kontrolle në tri lokacionale me dyshimin se mund të jenë personat e dyshimtë. Ekipet rajonale janë në terren”, ka thënë Rukiqi.