Lajme

Policia bastis një shtëpi në Leposaviq, 43 vjeçari kishte improvizuar laborator droge në një dhomë

02/25/2024 09:00
nga:G C

Dje policia ka kryer bastisje në një shtëpi në fshatin Granican të Leposaviqit, ku kishin dyshime se ishte improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve narkotike.

Aty janë sekuestruar 23 bime të mbjella të dyshuara të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm.

Këtë për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

“Me datën 24.02.2024 rreth orës 07:30 Njësia e DHTN Mitrovicë Veri ne koordinim me Drejtorin Rajonale ne Mitrovice Veri kemi pranuar një informatë se ne shtëpinë e te dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Granican, Komuna Leposavic dyshohej se ka te improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit. Njësia DHTN Mitrovice Veri nen asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bere bastisjen se bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj) . Njësia e forenzikes ka bere fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen . I dyshuari nuk është has ne lokacion dhe gjendet ne arrati. Rasti vazhdon te hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri.”

I dyshuari, R.V, është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

“Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”