Lajme

Policia bastis disa biznese në veri, zbulon gjashtë të paregjistruara

12/27/2023 20:35
nga:Y I

Policia e Kosovës ka kryer sot disa bastisje në veri të Kosovës, me ç’rast ka gjetur se gjashtë biznese janë të paregjistruara.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Nga këto biznese 2 kanë qenë të regjistruara e 6 të paregjistruara. Dyshimi ka qenë për mall të kontrabanduar me ç’rast në bastisje janë thirrur edhe Njësiti Antikontraband i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Nuk ka të arrestuar, ndërsa konfiskimet e mallit janë menaxhuar nga Njësiti Antikontraband e Doganës”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka lutur qytetaret e Veriut të Kosovës që t’i regjistrojnë bizneset e tyre dhe mos të vënë në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që sipas tij, pasojat juridike për ta janë të mëdha.