Tre persona janë arrestuar nga Policia, dy nga ta janë dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.
Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla i cili ka thënë se arsyeja e arrestimi të tyre ka të bëjë me korrupsion.
Postimi i tij i plotë:
Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.
Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë.
Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.
Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!