Lajme

Policia arreston për prostitucion dy kosovarë dhe një shtetase të Shqipërisë

08/06/2022 10:05
nga:Astrit Gashi

Policia në Prizren ka vënë në pranga tre persona dje dy meshkuj, shtetas kosovarë dhe një femër, shtetase e Shqipërisë.

Për ta ekziston dyshimi se janë marrë me prostitucion, përkatësisht kanë kryer marrëdhënie seksuae në këmbim të parave.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të dërgohet në procedurë të shpejtë në gjykatë” thuhet në njoftimin e policisë.