Lajme

Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përleshën mes vete

05/10/2024 10:20
nga:Y I

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se janë përleshur mes vete.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së enjte.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.