Lajme

Policia arreston dy të dyshuar, rrahën një person në Lipjan

05/30/2022 09:55
nga:G B

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi kanë sulmuar një tjetër duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Në konsultim me prokurorin njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit.