Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje, raporton GazetaBlic.
Tjetër sulm seksual në Prishtinë, një grua futet me forcë në veturë
“Arrestimi i të dyshuarve:- A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën sulm seksual
Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarve:
– A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022.
Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme.


