Lajme

Policia arreston dy persona, dyshohen për vjedhje

07/28/2022 09:30
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vjedhje.

Policia, përmes një komunikate për media ka njoftuar se të njëjtit kanë vjedhur në dy lokacione në komunën e Shtimes.

Personat e arrestuar janë me inicialet SH.K ( M/K) i moshës 37 vjeçar dhe A.K (M/K) i moshës 25 vjeçar.

Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të njëjtit janë liruar për procedura të mëtejme hetimore.