Lajme

Policia arreston disa persona, konfiskon sasi të konsiderueshme të narkotikëve

11/11/2021 13:34
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një aksioni kanë arrestuar disa persona dhe kanë konfiskuar një sasi të madhe të narkotikëve, raporton Gazeta Blic.

Për këtë arsyeja zyra për media e policisë së Kosovës do të dal bashkë me prokurorin e shtetit në një konferecnë për media për të dhënë detaje në lidhje me këtë aksion.

Në ftesën për media nuk janë dhënë shumë detaje e që për këtë sigurisht se policia dhe prokurori i shtetit do të shpalosin detaje në konferencën e thirrur për media.

Njoftimi i plotë:

Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, e cila i dedikohet një operacioni të suksesshëm policor në luftën kundër trafikimit me narkotikë me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe është konfiskuar një sasi e narkotikëve.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë:
Përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit
Përfaqësues nga Drejtoria për Hetimit e Trafikimit me Narkotikë
Vendi : Salla e Stacionit policor “Qendra” në Prishtinë,
Datë: 11.11.2021,
Ora: 14:00

Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi, forma e vetme për t’u arritur pajtimi