Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partisë Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë.
Policia ka rrestuar Zgjim Hysenin, Nol Nushin, Qendrim Sahitin, Agron Kabashin dhe Frashër Krasniqin.
Lajmin në lidhje me arrestimet e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
Aksioni i PSD-së me moton “Gjakderdhje financiare” vjen pas pagesës së 11 milion eurove që Qeveria ka aprovuar për rrymën në Veri.
/Gazeta Blic/
Sot në ora 15:00 mbahet mbledhja e Qeverisë