Policia e Kosovës ka arrestuar një person në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, tek i cili është gjetur një armë pa leje.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:30, Njësiti për Reagim të Shpejt të Kryeqytetit ka ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit.
I dyshuari, E.S., 35 vjeç, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.


