Lajme

Polici i vrarë në veri, reagon Presidenca

09/24/2023 07:35
nga:Genita C

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve në veri, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar “Me Policinë e Kosovës”.

Më herët ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se i vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, shkruan Kurti.

Kurti e konfirmon: Një polic i Kosovës është vrarë në fshatin Banjska të Leposaviqit