Lajme

Polici i shqiptoi tiketë për kundërvajtje, burri në Malishevë e kërcënon

01/06/2026 10:23
nga:Sh R

Një person është arrestuar dje në Malishevë.

Ai dyshohet se e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor pasi iu shqiptua një tiketë për kundërvajtje.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Malishevë / 05.01.2026 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte kanosur verbalisht zyrtarin policor pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”