Lajme

Polici i Kosovës sulmohet nga një serb në Jarinjë

04/07/2023 21:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një shtetas serb në Jarinjë, pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor.

Në njoftimin e Policisë thuhet se deri te sulmi ka ardhur, pasi shtetasi serb u refuzua të hynte në territorin e Kosovës, pasi nuk posedonte dokumentacion.

Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, teksa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Njoftimi i plotë: