Lajme

Policët e Kosovës trajnohen nga instruktorë të DEA-s

04/30/2024 20:28
nga:Y I

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Kriminale të Departamentit të Drejtësisë (ICITAP) dhe Administratën për Zbatimin e Drogës (DEA), përfunduan me sukses kursin njëjavor për Informatorët Konfidencial të mbajtur në Prishtinë.

Me anw tw njw njoftimi nw Facebook, bwhet e ditur se të 22 pjesëmarrësve, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, iu dorëzuan certifikatat.

Kursi u zhvillua nga instruktorë të DEA-s, të cilët ligjëruan mbi menaxhimin e burimeve konfidenciale dhe planifikimin operacional. Programi u vlerësua për përmbajtjen e tij të specializuar, të avancuar dhe informative, e cila u dha pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për zhvillim profesional.