Rreth orës 10:40, Policia kufitare në fshatin Hodonovs të Kamenicës, ka parandaluar një kamion më mallra nga Serbia i cili po vinte rrugëve malore.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se në kamion kanë qenë të ngarkuara kafshë, gjashtë dele dhe një viç.
Njoftimi nga Policia thotë se, menjëherë pasi ka parë Policinë e Kosovës, shoferi i automjetit e devijon rrugën dhe ka hyrë në një rrugë dytësore, duke e lënë automjetin dhe ikur arave.
Gjatë kontrollit është hasur edhe në një kamion të braktisur, me ç’rast janë gjetur edhe dy lopë. Policia ka arrestuar dy të dyshuar, saktësisht shoferët e automjeteve, F.B., 32-vjeçar dhe F.B., 37-vjeçar. Rreth rastit janë njoftuar inspektorët e AUV-i për verifikim dhe kontroll të gjendjes së kafshëve.
Rasti është u trajtuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.