Lajme

Polica arreston një shtetas serb në Fushë Kosovë, dyshohet për përgatitje të vrasjes dhe mashtrim

12/06/2024 09:52
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.

Në raportin policor thuhet se gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme, , përcjell GazetaBlic.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PËRGADITJE E VEPRËS  PENALE  VRASJE & PREZANTIM I REMË  SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN.  Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar  dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.