Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është sulmuar sot teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i vrarë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Gazetarja ka raportuar detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, është shtyrë nga një polic.
Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra. Ata janë rrëzuar në tokë, në anë të një gremine.
Gazetarja Anila Hoxha ka pësuar lëndime dhe gërvishtje nga sulmi i policisë.
“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.
Kujtojmë se gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje rreth ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili prej disa ditësh ishte zhdukur.
DETAJET E NGJARJES SË RAPORTUAR NGA GAZETARJA ANILA HOXHA