Sporti

Polemika të mëdha në fund të ndeshjes, Bellingham shënoi por gjyqtari kishte përfunduar ndeshjen

03/02/2024 23:10
nga:Mergim Rreci

Valencia dhe Real Madrid kanë barazuar me shifrat 2 me 2.

Ishte një ndeshje e shoqëruar me polemika dhe rivalitet, sidmos në fundin e saj, shkruan GazetaBlic Sport.

Kur Real Madrid ishte në aksionin e fundit, gjyqtari kishte dhënë shenjë për fundin e ndeshjes, por Brahim Diaz nuk e dëgjoi dhe e dërgoi një top brenda zonës, nga i cili Bellingham e dërgoi topin në rrjetë, por që goli nuk vleu.

Në atë moment, shpërthyen protestat e mëdha nga futbollistët e Real Madridit dhe pati edhe kartona të kuq.